Fituesja e medaljes së bronztë, Kelly Sotherton, nga zemërimi i madh goditi televizorin e saj me telekomandë.
Ish atletja, Kelly Sotherton ka thyer televizorin pas humbjes së Arsenalit ndaj Barcelonës mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Fituesja e medaljes së bronztë nga zemërimi i madh goditi televizorin e saj me telekomandë në momentin që Mathieu Flamini shkaktoi penallti, të cilën më pas Leo Messi e kthehu në gol dhe dyfishoi avantazhin në 0 me 2, përcjell “Albeu.com”.
Kelly Sotherton fitoi medaljen e bronztë në vitin 2004 në vrapim 400 m, në lojërat olimpike verore që u mbajtën në Athinë.
/lajmi.net/