Mosha e saj është mister, dhe njerëzit, aq sa bëhen kuriozë, aq edhe nuk duan ta dinë sa vjeçe është Albërie Hadërgjonaj.
Të gjithë kënaqen me pamjen e saj të freskët e “lozonjare”, sikur vitet të kishin ngelur pikërisht aty dhe të mos ecin fare.
Sot, është këngëtarja e suksesshme që emocionon, është nëna e përkushtuar që ka rritur dy vajza të bukura… Mirëpo tema e viteve që kalojnë, nuk është shumë e dashur për Albërien.
Ende nuk pranon ta mendojë veten si gjyshe, dhe akoma kënaqet si vajzë e vogël kur sheh vitrinat e dyqaneve.
Në përgjithësi merren shumë me pamjen time, sidomos mediat . Ah mediat,më “operojnë” nga koka te këmbët. Por edhe këto gjëra kanë bukurinë e vet. /Kosovarja/