Renada Caci ka qënë prezentë në një prej paneleve të sportit kohët e fundit ku ka komentuar ndeshjet e Botërorit. Kjo dalje ka bërë që aktorja të përflitet edhe për jetën e saj private si dhe disa kilogramë që ka marrë.
Para disa vitesh ‘Luzja’ ka humbur shumë kilogramë dhe u përfol se kjo ka ndodhur për shkak të një motivi të fortë.
Tashmë aktorja e humorit ka reaguar për fansat e saj duke i sqaruar se motivi i vetëm për të marrë apo për të hequr kilogramë është vetë ajo.
“Kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju, fansat e mi më të mirë në botë. I vetmi motiv për të cilin unë u dobësova është jeta ime, karriera ime, fytyra ime. Unë shëndoshem dhe dobësohem kur më do qejfi mua dhe askush nuk është motivi për tu dobësuar, rrini të qetë.”- ka shprehur Renada para të gjithë fansave të saj.
Renada ka pohuar se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.
/Gazeta Express/
Credit: @




















