Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se akoma nuk kanë një emër për kandidat për kryeministër.
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas takimit me përfaqësuesit e strukturave partiake është pyetur në lidhje me emrin e kandidatit për kryeministër.
Mustafa është pyetur direkt në rast se ai është do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër, por ai është përgjigjur se brenda partisë së tij akoma nuk është diskutuar kjo çështje, raporton lajmi.net.
“Emrin nuk e kemi akoma për arsye se një herë duhet të shohim se kur të vjen puna gati që të formohet ne do ta mendojmë emrin. Nuk e kemi diskutuar në strukturat e partisë unë do të bëjë përpjekje maksimale që zgjidhja të jetë më e mirë për LKD-në, por ende nuk e kemi diskutuar këtë ende”, deklaroi Mustafa, i cili shtoi se emri i kandidatit nuk është diskutuar as në takimin e sotëm me strukturat e LDK-së.