“Kush do të bëhet milioner?”: Kandidati gjeti përgjigjen e saktë, fitoi paratë – bëhej fjalë për vendin ku ai kishte humbur këmbën e tij! (Video)

E publikuar: 11/05/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shikuesit e “Who Wants To Be A Millionaire?” (Kush do të bëhet milioner?) mbetën të kënaqur pasi një kandidat fitoi 125 mijë funte duke ditur përgjigjen e pyetjes së radhës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, garuesi në fjalë kishte ditur përgjigjen për vendndodhjen e një kështjelle – pasi ishte pikërisht vendi ku ai kishte humbur këmbën e tij.

Gareth Kendall, nga Halifax, u pyet se ku janë rrënojat e Kalasë Urquhart në Skoci, për të cilën ai u përgjigj: “Unë e di këtë … sepse kam humbur këmbën time atje”, gjë që ka nxitur reagime në audiencë.

Ai më parë shpjegoi se si e kishte humbur këmbën në një aksident të tmerrshëm makine, para se të zbulonte se ai ishte duke vizituar rrënojat e kështjellës në Loch Ness.

Gareth, pronar i një kafeneje mori paratë e çmimit për tu bërë garuesi më i suksesshëm në serinë e re të emisionit, me udhëheqësin duke theksuar: “Së fundi, ne kemi dikë me disa njohuri të përgjithshme”. /Telegrafi/