“Kush do të bëhet milioner”: Garuesi humb 93 mijë funte, audienca i dha përgjigjen e pasaktë në pyetjen për 250 mijë funte (Video)

E publikuar: 08/01/2019 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kuizin “Kush do të bëhet milioner”, një garues ka humbur hiq më pak se 93 mijë funte, pasi përgjigjen ia besoi audiencës – të cilët në fund dolën se e përgjigjen e pasaktë.

Oliver Blake, 24-vjeç nga Canterbury, me sukses kishte arritur t’i fitojë 125 mijë funte në kuiz dhe mund të largohej me atë shumë. Megjithatë ai vendosi të shkoj tutje, transmeton Telegrafi.

Analisti financiar u ballafaqua me një pyetje që mund t’ia dyfishonte paratë e fituara – 250 mijë funte. Ai është pyetur se cila novelë fillon më fjalët: “3 Maj”. Bistriz. Largimi nga Munihu në 8:35″. Katër opsionet ishin “Tinker Tailor Soldier Spy”, “Dracula”, “Heart of Darkness” dhe “Frankeinstein”.

Por, Blake që ka studiuar politikën, filozofinë dhe ekonominë në Oksforfd, pranoi se nuk e ka lexuar asnjërën nga këto katër novela. Dhe duke parë se nuk kishte ndonjë informacion të saktë, vendosi ta pyes prezantuesin Jeremy Clarkson nëse mund ta përdor opsionin 50/50 për t’i larguar dy përgjigje të pasakta.

Në mënyrë kompjuterike menjëherë janë larguar novelat e Joseph Conrad dhe Mary Wollstonecraft Shelley, duke i mbetur kështu si opsione “Tinker Soldier Spy” dhe “Dracula”.

Aty menjëherë ia bëri me dije prezantuesi se nëse e qëllon përgjigjen fiton një të katërtën e milionit, dhe i nevojiten edhe dy pyetje t’i qëlloj deri te çmimi kryesor.

Megjithatë, i vetëdijshëm se mund të largohet me 125 mijë funte, por edhe që mund të humbte 93 mijë funte dhe të mbetej me 32 mijë nëse nuk e qëllon – Oli vendoi të vazhdojë tutje duke e pyetur audiencën.

Ai ishte i bindur se shumë prej tyre mund ta kenë lexuar librin dhe kështu mund t’i japin edhe përgjigje të saktë. Audienca votoi për “Tinker Tailor Soldier Spy” me 81 për qind të votave.

Por, kur në ekran opsioni “Dracula” u bë me ngjyrë të gjelbër, e kuptoi se kishte marrë përgjigje të pasaktë nga audienca. Kështu u largua për në shtëpi me vetëm 32 mijë funte. /Telegrafi/