Emisioni “Talk” sjell këtë të shtunë edicionin e fundit për këtë sezon.
Dhe e ftuar është Suzana Mushkolaj, e cila njihet për pasionin e madh që ka, pos tjerash, për fotografinë.
Cili është profesioni i vërtetë i saj? Çfarë vështirësish ka sjellë për të fakti që është konsideruar dikur femra më e bukur e Deçanit? Kush kishte dashur ta “grabiste”? Si dëshiron që ta thërrasë nipi, i cili së shpejti vjen në jetë? A ka sot ndikim të madh te vajza e saj, këngëtarja Argjentina Ramosaj?
“Talk” me Suzana Mushkolajn mund ta ndiqni të shtunën nga ora 17:20.
Emisioni “Talk” rikthehet me edicione të reja në muajin shtator, e deri atëherë do të mund të ndiqni disa nga emisionet më interesante të realizuara kohëve të fundit.