Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Zhvillim vlerëson se zgjidhja e problemeve me Serbinë do t’i kontribuonte zhvillimit ekonomik të vendit.
“Zgjidhja e problemit me Serbinë është prioriteti i parë, normalizimi na bie te e dyta, nuk jam dakord që projektet duhet të bëhen nga qeveria, ata mund t’i bëjnë iniciativat, por projektet dimë t’i bëjmë ne”, tha Kusari për emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Tutje Kusari shtoi se fokusi në reforma ekonomike dhe fiskale, si dhe puna me të gjithë aktorët për integrimin e regjionit, do të ndihmonte në rritjen ekonomike të vendit.
“Unë mbuloj edhe Rumaninë që i ka 20 milionë banorë dhe është një territor, nëse do të kisha qenë një investitor dhe të them a të shkoj në Rumani që nuk ka asnjë problem dhe i ka 20 milionë banorë, apo të vij me një regjion i cili i ka një milion barriera administrative, janë tregje të ndara, konsumatorët nuk i njohin brendet lokale, etj. Kështu mendoj se odat, bizneset, qeveria duhet të gjejnë një modalitet se si të integrohen në një treg të vetëm”, deklaroi Kusari në Rubikon të Klan Kosovës.