Shefja e Grupit Parlamentar, të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka lënë hapur mundësinë për zgjedhje në veri, por sipas saj vetëm në forma demokratike, siç është peticioni i listës së votuesve apo dorëheqja e kryetarëve aktual.
“Dihen procedurat, njëra me dorëheqje, njëra me nënshkrime të listës së votuesve, dhe dorëzimi dhe shqyrtimi ng MAPL, dhe vendosja për datën, në cilëndo formë mbetet të shihet, por duhet të jetë me forma demokratike, dhe jo në mënyrën si e kishim shpëefaqjen e mospranimin kinse nga thuhej nga komuniteti serb, pamë cka ndodhi me veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe të tjerëve”, ka thënë ajo.
Kusari – Lila, tha se askush nuk i ka bërë presion kryetarëve të kaluar të dorëhiqen, sipas saj kjo ka ndodhur nga presioni i Beogradit.
“S’mund të pranohet që dhuna si standard shtyn përpara kërkesat, por në forma të tjera demokratike shqyrtohen. Askush si ka bërë presion kryetarëve të dorëhiqen, dihet që ai presion apo urdhër ka ardhë nga Beogradi. Një gjë që s’mund ta toleronim mbajtja pa titullar të 4 komunave, të pushtetit vendor. Në frymën e mirëfilltë të demokracisë, të gjitha vendimet do të jenë në atë vazhdë por jo në formën se si kërcënohen apo shantazhohen kryetarët e zgjedhur në veri”, ka deklaruar ajo.