Kusari pas takimit të KPM-së: Sot ishte ditë e mirë për lirinë e medias

E publikuar: 16/06/2023 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Pavarur për Media (KPM), në mbledhjen e sotme, ka marrë një vendim që të gjitha mediat të plotësojnë dokumentet e nevojshme që kërkohen nga ky komision.

Ky vendim erdhi pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Klan Kosovës ndërkaq iu dha afat 30 ditë që ta plotësojë dokumentacionin e nevojshëm.

E Flutura Kusari, juriste për të drejtën e mediave, ditën e sotme e ka quajtur ditë të mirë për lirinë e medias.

Ajo përgëzoi edhe Jeton Mehmetin, kryesuesin e KPM-së, për “udhëheqje fantastike të takimit”.

Madje, ajo tha se edhe fjalimi nga kryesuesi ishte shume profesional.

“Mediat duhet të përgatisin dokumentacionin e duhur për të ofruar transparencë dhe informacione rreth pronësisë”, ka thënë Kusari.