Në një intervistë për ORAinfo, Kusari-Lila, ka thënë se rezultati i kësaj partie në zgjedhjet e fundit nacionale, kanë ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të partisë, e jo për shkak të programit të kësaj partie.
“Unë besoj që z. Pacolli është kandidat dhe unë nuk do të jem kandidate për të udhëhequr AKR-në. E shoh qartë se angazhimi i tij është në potencial dhe natyrisht obligimet e Komunës janë të mëdha”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se nëse do të vinte në krye të kësaj partie, nuk do të ndryshonte asgjë në programin e saj, por vetëm në menaxhim, i cili sipas saj, ka qenë i dobët.