Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar kalimin e AKR-së në PAN dhe largimin paraprakisht nga koalicioni ku ishte bashkë me LDK-në dhe Alternativën.
“Gjëgjëza u plotësua, nuk ka më prapaskena, as qëllime e axhenda të fshehta, çdo gjë e hapur dhe e ditur në tavolinë (apo rreth tavolinës) me një skenë dhe një kastë aktorësh. Do të kesh nevojë për shumë më shumë se vetëm Fat, Kosova jonë!”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në Facebook.