Kusari-Lila: PAN-i gradualisht po heq dorë nga ato që ka kap më herët

E publikuar: 14/08/2017 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mimoza Kusari Lila nga koalicioni LAA, ka thënë se situata e krijuar vetëm po shkakton humbje në vend, kjo në mungesë të një qeverie në vend.

Kusari Lila ka thënë se konsultimet e PAN-it nuk duhet bëhen tash por është dashur të bëhen para zgjedhjeve.

“Kjo krizë po vihet në supet e qytetarëve të Kosovës. Le t’i zhbllokojmë sa më parë këto bllokada të krijuara nga PAN-i”, ka thënë Lila.

“PAN-i gradualisht po heq dorë nga ato që ka kap më herët. Po shihen karriget e zbrazëta të tyre”, tha Lila.