Deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila ka folur për dëmet ekonomike që i ka shkaktuar Kosovës bllokada e krijuar.
Ajo ka thënë se deri më tani Kosova ka humbur afro 100 milionë euro.
“Kosova ka humb 15 milionë euro më 4 gusht pas skadimit të marrëveshjes me FMN-në. Këto nuk janë të vetmet mjete që Kosova ka humbur. Kosova rrezikon ti humb edhe 75 milionë për shkak të bllokadës që po bënë PAN-i. Me bllokadën e krijuar nga PAN-i duke filluar nga presidenti dhe koalicioni që ka dalë fitues në zgjedhje, Kosova mund të thuhet se ka humbur afër 100 milionë euro”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se kjo bllokadë e shkaktuar nga PAN-i do ti trokas secilit qytetar në derë. /Telegrafi/

















