Kusari-Lila: Na bëtë horë – Stipe Mesiçin mezi e lejuan të hyjë në kuvend

E publikuar: 18/02/2018 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar ashpër mënyrën e organizimit të seancës solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kusari Lila, kritikat e saj i ka adresuar drejtë kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke thënë se seanca ishte organizuar në mënyrë skandaloze.

“Na bëtë Horr e hajt….Në adresimin e tij, Kryetari i Kuvendit, tregoi se nuk ka zyre apo personel të mirëfilltë që e mbështesin, se ju tha mysafirëve, keni ardhë më shumë se që prisnim” ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka treguar se ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, gati sa nuk ishte lejuar që të futej në sallën e Kuvendit.

“Kush ulet lart dhe kush ulet poshtë nuk dihej saktë. Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit kur u shpall Pavarësia, z. Sejdiu dhe z. Krasniqi, ishin ulur lart me lozhën e mysafirëve dhe të gazetarëve. Pastaj u kujtuan ta thërasin presidentin Sejdiu poshtë, por e lanë Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi lart. Ish-Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, njëherë gati se nuk e lanë të futet në sallë, pastaj kur e lanë e ulën në fund të rendit të parë, pas deputetit të Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Kusari-Lila./Insajderi.com