Kusari –Lila: AKR-ja, subjekt me probleme serioze, do t’ia ndërrojmë identitetin

25.11.2015 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari –Lila: AKR-ja, subjekt me probleme serioze, do t’ia ndërrojmë identitetin

Edhe pse është numri dy i AKR-së, Mimoza Kusari Lila thotë se subjekti i saj ka dështuar politikisht.

Në Rubikon, ajo ka thënë se është identifikuar nevoja për ndryshime brenda AKR-së në një parti liberal demokrate, që të shkojmë përtej asociimit të një individi përtej Pacollit dhe Mimozës.

“Ne duhet ta sjellim atë të bëjë jo vetëm pa Pacollin por dhe pa mua. Kosova ka shumë njerëz që mund të bëjnë dhe të jenë aleat të një AKR-je tjetër, të cilës mund t’i ndryshohet edhe emri.”

Kusari Lila ka thënë se Pacolli nuk ka pasur prezencë fizike në Kosove, por sipas saj, ka munguar edhe vullneti që të ballafaqohen me atë që është e pajustifikueshme e që është ndërrimi i emrit dhe profilizimi i partisë…

“Kemi humbur kohë dhe kemi humbjet evidente, por ato janë të evitueshme sepse po flitet për riorganizim të skemës politike në vend dhe AKR-ja duhet të prezantojë një ofertë të re, e cila nuk duhet të jetë e lidhur me individë, por me një grup njerëzish. E them një rigrupim i njerëzve në Kosovë dhe t’i ofrojë popullit një ofertë të re. Dhe them se secili në AKR duhet të japë mendim rreth opsioneve për të vazhduar përpara që ajo të ketë një identitet të ri të një partie liberal demokratike”.

Kusari Lila ka pranuar se si subjekt politik kanë dështuar në politikë dhe nuk kanë ditur të bëjnë politikë edhe pse ka pasur individë profesionalë.

Por, ka mohuar se do të bashkohet me PDK-në e Thaçit dhe, sipas saj, kjo është bërë me qellim të denigrimit të personalitetit të saj për ta lidhur atë më SHIK-un e Veselit.

“PDK-në e njoh që nga 2003-ta dhe kurrë nuk kam pasur pretendime të aderoj aty. Nuk e di dhe nuk e kam dëgjuar që Kadri Veseli më ka ftuar. Kjo është bërë prej dikujt që ka qellim që të më lidhë mua me SHIK-un e Veselit dhe mendoj se ka ardhur nga strukturat lokale të partive opozitare të Gjakovës. Por e them absolutisht nuk do të hyj në asnjë parti ekzistuese. Më shumë ka gjasa të mbetem këtu ku jam dhe siç thash ta riorganizoj AKR-në apo ta ndryshoj atë.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve