Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave ka dhënë disa detaje rreth asaj se çka kanë biseduar në kryeministri rreth projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Kusari thotë se ky projektligj u bë pa asnjë ndryshim, ndonëse, siç thotë ajo, kishin shkuar të punojnë bashkë për rregullimin e disa të metave që gjenden brenda tij. Kusari shton se, asgjë nuk është marrë parasysh.Përvoja ndërkombëtare ma ka ndryshuar prespektivën, me Xhemën edhe me Imerin shkuam në zyre të kryeministrit ku u takuam me Luan Dalipin e Tea Blakajn. I treguam që ky ligj nuk bën, duhet të punojmë bashkë ta rregullojmë. Ata thanë: Po, faleminderit që keni ardhë. Një vit, ne i kemi lypur llogari me email, veç kur e pamë që ata e publikuan ligjin pa asnjë ndryshim, kjo do të thotë injorim total i feed-back-ut”, tha Kusar
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, Kusari e sheh si kontrollim ndaj këtyre të fundit.
Madje, ajo paralajmëron se një projektligj i tillë mund të krijojë kaos.
“Problemi me projektligj është se këta po dojnë që KPM-në, me ia futë në konpetencë të gjitha mediat online, është e pamenduar, nuk funksionin dhe do të krijojë kaos. Ky nuk është qëllim me i rregullu, por t’i kontrollojë mediat”, tha Kusari.Sipas Kusarit, dëmi më i madhë që do t’i shkaktohet sferës mediale është se tani mund të hapin edhe partitë politike televizin, madje edhe institutcionet fetare, që në të kaluarën nuk ka ndodhë diçka e tillë.VV’ja e bën gabimin, pastaj nuk di si të tërhiqet e vjen duke e zbutur. Brenga ime kryesore është që, aktualisht në Kosovë nëse je parti politike, nuk mund të hapësh televizion, nëse je institucion fetar, nuk mund të hapësh televizion, e tash, ajo çka po ndodhë, është lejimi i këtyre. Ky është dëmi më i madhë që do t’i shkaktohet sferës mediale”, tha Kusari.