Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së tij.
Kurti, tha se Qeveria e tij i përkrah komunitetet, duke shtuar se gjendja e tyre nuk është e mirë si në ekonomi, por edhe sa i përket diskriminimit.
Ai më tej tha se duhet angazhim i institucioneve që të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë. Madje ai ka garantuar punësimin e tyre në institucionet publike e bursa për studentët.
“Jam i lumtur që po takohemi e që për herë të parë organizohet Samiti Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që ka për qëllim për të diskutuat se si vendet e Ballkani mund ta luftojnë diskriminimin. Na duhet angazhim që të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë. Pra na duhet përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”.
“Ka ende shumë sfida dhe se gjendja e komuniteteve nuk është i mirë si nga gjendja e diskriminimit dhe ekonomisë. Si kryeministër pa dallime angazhohem për të gjithë njëlloj por më së shumti për ata që kanë nevojë. Institucionet tona mbetën të angazhuara për të ofruar mundësi të barabarta. Po punojmë bashkë për të përmbushur programin e qeverisë, ku në këtë kemi ndarë bursa për 100 nxënës në fakultet të edukimit, që të kemi mësues dhe mësuese që më pas t’i mësojnë të tjerët”.
“Kemi ndarë edhe 500 bursa për studentet e tjerë. Punësimin e tyre në institucionet publike. Edukimi dhe punësimi janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin. Ne jemi solidarë më atë që përpiqet për të drejtat. Fakti që njerëzit janë të ndryshëm nuk do të thotë që nuk jemi të barabartë. I’u garantoj se Qeveria jonë do t’iu qëndrojë krahë për krahë komuniteteve”.
Isak Skenderi, drejtor Ekzekutiv i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve tha se komunitetet nuk trajtohen njëjtë, duke shtuar se romët po përdorën për të bërë punë të pista.
“Për të ditur nivelin e racizmi duhet të reflekjom se si pozicionohemi me komunitete rom, ashkali dhe egjiptas. Shekuj veprimesh në perceptime të tilla diskriminimin e kanë bër në ADN-të tona. Romët mendoj se shtypja ndaj tyre është e lejuar”.
“Qysh në fillim të revolucionit industrial romët u diskriminuan. Sot në Kosovë romët janë të bllokuar, nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për arsim, shëndetësi etj. Ne u bëmë nga vendet e para që luftojnë anti-gjipzismin. Qëllimi ynë është që të punojmë për një shoqëri multi-etnike ku komunitetet trajtohen të barabartë. Një Kosovë ku punësimi është i njëjtë për të gjithë. Ku gratë e komuniteteve trajtohen të njëjta”.
Në këtë samit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga rajonin si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.