Kurti zhvilloi takim virtual me Hughes, flasin për përforcim marrëdhëniesh Kosovë-Irlandë

E publikuar: 20/03/2024 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me Valérie Hughes, përfaqësuese e “Kosova Ireland Solidarity Group”.

Bëhet e ditur se në fokus të takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve të mira midis Kosovës dhe Irlandës, pas vizitave të ndërsjella shtetërore dhe institucionale.

Më tej, në veçanti u trajtua dhe kontributi i rëndësishëm në lidhje me aktivizimin e të rinjve tanë që janë pjesë e diasporës në Irlandë dhe që kanë lidhje të forta me Kosovën.

Kurti shtoi se Irlanda ka një komunitet të fuqishëm të mërgatës sonë, të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me vendin e tyre të origjinës, dhe shtoi se këta individë mund të kontribuojnë në planet dhe nismat e përbashkëta në diplomacinë qytetare dhe në arsimimin e integruar të komuniteteve”.

Ai e falënderoi Hughesin për angazhimin dhe kontributin e saj të dhënë prej kohësh në ndihmë të çështjes së të burgosurve politikë në Kosovë, kohë kjo nga e cila ishte njohur edhe me Kryeministrin Kurti.

“Gjatë takimit, Kurti e njoftoi Hughesin edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në të njëjtën kohë i bëri dhe ftesë asaj që ta vizitojë vendin tonë në këtë rast të rëndësishëm”, thuhet tutje në njoftim.