Kurti: Zgjedhjet më 2025, opozita nuk mund t’i shtyjë vazhdimisht – I vardiset mërgatë

E publikuar: 17/06/2024 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin kurti

Albin kurti

Lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur tubim në shënim të 19-vjetorit të themelimit, me ç’rast kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i kësaj partie, e ka nisur fjalimin e tij me përshëndetje të figurave të rëndësishme të VV-së, duke përmendur edhe Rexhep Selimin i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë,

“Kemi patur shumë aktivitete anembanë Kosovës me strukturat e VV-së. Me politikat tonë qeverisëse, për tri vjet kemi 20 për qind rritje, kemi punësuar mbi 12 mijë persona. Me aktivitete tona në festa e protesta, Lëvizja jonë ka qenë e angazhuar për mosdiskriminimin e fshatit me qytetin”, tha Kurti.

“Mbi 60 mijë e 500 anëtarë, anëtarësia jonë është e shtrirë në 1 mijë e 120 fshatra, kjo është një punë që kurrë nuk duhet të ndalet, është strukturim i idesë, strukturimi politik nuk qëndron vetë ka nevojë për takime, debate atëherë fillon demokracia”, shtoi Kurti.

Kreu i Qeverisë dhe LVV-së thuri lavde për mërgatën teksa tha se pa ndihmën e tyre, si parti nuk do t’i fitonin zgjedhjet e kaluara dhe shtysë e madhe për këtë ka qenë pikërisht mërgata.

“Pa mërgatën jo vetëm që ne nuk do t’i fitonim zgjedhjet, por edhe shumë familje tona nuk do kishin dalë në fund të muajit. Mërgata është thesar kombëtar, ajo sjell kulturë demokratizuese në shoqërinë tonë”, tha Kurti.

Në fjalim e tutje, Kurti u foli pjesëmarrësve në tubim edhe për zgjedhjet në vitin 2025, duke iu thënë se duhet të jenë të gatshëm dhe të përshtatshëm për zgjedhjet e reja.

Ai duke ironizuar tha se opozita nuk mund t’i shtyjë ato vazhdimisht./eo