Kryeministri Albin Kurti, i ka vizituar sot në New York, varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës në Kosovë.
Ai tha se vëllezërit Bytyqi u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999.
Ai theksoi se kanë kërkuar drejtësi për këtë rast bashkë me autoritetet amerikane.
“Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në New York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë: