Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Ilmi Ramadani

E publikuar: 30/08/2025 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Ramadani për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilmi Ramadani.

Ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Janë fort të rrallë veprimtarët e çështjes kombëtare që punuan, organizuan e luftuan kaq gjatë si Ilmi Ramadani dhe që kontribuuan, frymëzuan dhe inkurajuan kaq shumë të tjerët sikur ai. Nuk fliste për angazhimin e sakrificën që bënte – ato do të flasin edhe për shumë breza e gjenerata në të ardhmen e popullit tonë”, shkroi kryeministri në librin e kujtimeve, raporton KosovaPress.

Veprimtari i çështje kombëtare Ilmi Ramadani ndërroi jetë më 27 gusht 2025.