Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar se në programin e saj për drejtësi parashikon edhe Vettingun.
Kurti në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarë ka treguar se Vettingu do të fillojë nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor.“Në Gjykatën Kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me Këshillin Prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli Prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë Vettingu”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”.