Kurti: Vetëvendosje si Neoni – fisnike dhe ndriçuese

E publikuar: 21/09/2017 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur Prizrenin që ta bëjë hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Albin Kurti e ka krahasuar këtë lëvizje me një element kimik.

“Lëvizja Vetëvendosje do të jetë sikur neoni, fisnike dhe ndriçuese”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Ndriçimi i vetëm që e bëjnë kundërshtarët është vetëm në fushatë. Ne nuk kemi aso fushata as në komunën ku kemi qeverisur – Prishtinën, në nuk bëjmë ndriçim elektoral.

“Vjedhja e tyre sjell terrin, fitorja jonë sjell dritën”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

“Komuna e qeverisur nga Vetëvendosje do të jetë komunë e të gjithëve, do të trajtojë me barazi të gjithë. Me ne komunat do të jenë hapësira që ju takojnë të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera ai.