Albin Kurti, Kryeministri në detyrë në takim me Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, ka thënë se pakoja e dytë emergjente për rimëkëmbjen ekonomike është gati, Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos.
Sipas Kurtit, pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë takim ambasadorja finlandeze Stjernvall, ka vlerësuat masat dhe gadishmërinë e Qeverisë Kurti, në kohën e pandemisë, raportin InfoSot.
Poashtu Stjernvall, ka thënë se Finlanda ka gadishmëri për ta ndihmuar popullin e Kosovës, dhe ekonominë e sajë.
Komunikata e plotë:
Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim Ambasadoren finlandeze znj. Pia Stjernvall
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.
Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave. Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia. Në këtë drejtim, pas hartimit dhe implementimit të pakos së parë emergjente fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë. Pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për reagimin e institucioneve ndaj pandemisë COVID-19, si në raport me shëndetin publik ashtu edhe në atë ekonomik. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj.