Kurti vazhdon vizitën në ShBA: Merr pjesë në një aheng shqiptar

E publikuar: 17/05/2022 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti qe 11 ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mbrëmë ishte pjesë e një ahengu familjar me emigrantë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Konkretisht, shefi i qeverisë qëndroi në një aheng në Fenton, një qytet në shtetin amerikan të Miçiganit.

Fotot janë publikuar në rrjetin social Twitter nga Christian Dedivanaj, një shqiptar me origjinë nga Mali i Zi.“Darkë me kryeministrin Kurti”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë.