Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministren të Britanisë së Madhe, Liz Truss për detyrën e saj të re.
Kurti ka publikuar fotografi nga takimi me Truss në Londër kur kjo e fundit ishte Sekretare shteti për Punë të Jashtme.
Ai ka thënë se pres të punojë me Truss përfshirë edhe në arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.
“Urime lideres së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss. Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.