Kurti uron për Fitër Bajramin: Të jetë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

E publikuar: 30/03/2025 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, duke theksuar  që të jetë “rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti.

“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.