Kurti uron fituesit e zgjedhjeve: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër VV-së

E publikuar: 15/11/2021 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin, raporton Ekonomia Online.Kurti tha se do të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët, pa dallim se nga cila parti vijnë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se rezultati ishte jo i kënaqshëm për ta, dhe kjo vjen si rezultat i disa personave.“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave, ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin.

Unë do të punojë në këtë betejë rezultati jo i kënaqshëm vjen nga disa defekte brenda VV-së ”.