Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka uruar Recep Tayyip Erdoganin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Kurti tha se mezi pret që të thellohet partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Turqisë.
Presidenti aktual i Turqisë e mposhti kundërkandidatin e tij Kemal Kilicdaroglu.
Erdogan mori mbi 52 për qind të votave derisa rivali i tij Kilicdaroglu mbi 47 për qind.