Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, pasdite Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Bern, Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.


















