Kurti: UÇK – ja u mohua nga shteti, ajo mbyllet në burgje

E publikuar: 10/01/2017 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, më 4 janar në Francë pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në 2004, ka thënë se ushtarët e UÇK-së dhe vet UÇK – ja janë të mohuara nga shteti, njofton Klan Kosova.

“UÇK-ja është braktisur në dokumentet themeltare në deklaratën e shpalljes dhe Kushtetutë e disi natyrshëm i nënshtrohet kriminalizimit”.

“UÇK-ja nuk mund të jetë e harruar që të ceket në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtuetutë, nuk bëhet fjalë për harresë, por për mohim”.

“Meqë ajo u lë jashtë shtetit, ajo mbyllet burgjeve”.