Një delegacion shqiptarësh nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë zyrtare në Uashington.
Të premten Qeveria e Kosovës a miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington.
Në këtë vizitë pos Kamberit do të marrin pjesë edhe Ardita Sinani e Ragmi Mustafa, Flora Ferati, Nagip Arifi.
“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar ndër tjerash Kamberi në Facebook, të dielën.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës shpesh kanë kërkuar që çështja e tyre të trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi.
Ata përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga një deputet, Shaip Kamberi.