Kurti: U thashë nëse i pranojnë tri shtyllat unë ua sjelli modelin e Asociacionit, nuk pranuan

E publikuar: 22/03/2023 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti qe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për ofertën që i ka bërë presidentit serb Aleksandar Vuciq për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në takimin e Ohrit më 18 mars. Kurti shton se është treguar kreativ për të gjetur zgjidhje për Asociacionin, por që nuk i janë pranuar.

“Me 18 mars unë ju thashë, nëse i pranojnë këto tri shtylla , unë jua sjelli modelin. Por nuk është në rregull të kërkohet modeli prej meje në detaje të përmbajtjes nëse nuk pranohet parimi”

“Kosova nuk është një vetëshërbim ku mund t’ia japim copat e saj dhe t’ia dërgojmë tjetri a po i pëlqejnë. Së pari parimet. Njëherë duhet të jemi dakord që unë e paraqes këtë model, më pas i keni këto tri shtylla që duhet të pranoni”, tha ai në RTK.

Tutje ai thotë se kur ia përmenden marrëveshjet e kaluara të nënshkruara nga ish-kryeministrat Hashim Thaci dhe Isa Mustafa nga liderët e BE-së, ai u përmend atyre paraardhësit respektiv.

“ Asociacioni pa kompetenca ekzekutive erdhi nga paraardhësit e Borrelit, ata më thonë se paraardhësit e tu kanë pranuar këto marrëveshje që duhet të zbatohen. Nëse Kosova është shtet serioz, duhet të zbatojë kryeministri Kurti atë që ka nënshkruar kryeministri Thaci e Mustafa. E në anën tjetër edhe ata kanë paraardhës të cilët nuk duhet të abstragohen. Nuk duhet të ketë etnitet që ka kompetenca ekzekutive. Çfarëdo Asociacioni duhet të marrë kompetenca dikujt dhe të prishë funksionimin e Republikës sonë”, shtoi ai.