Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ka kërkuar nga ministrat e tij që t’i sjellin pesë arritjet që i kanë bërë dikasteret qeveritare gjatë kësaj periudhe.
Ai tha se për këtë pas mbledhjes së Qeverisë u ka kërkuar ministrave që të prezantojnë arritje dhe ku kanë qenë ngecjet.
“Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kërkova nga ministrat që javën e ardhshme të sjellin katër ose pesë arritjet e tyre gjatë qeverisjes një vit e gjysmë. Të shohim se çka kanë arritur këto dikastere, çfarë të keqe e kanë ndalur”, tha Kurti.
E sa i përket veprime të “Elektroseverit”, për ndryshim të marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike në veri, Kurti tha se e njëjta nuk do të ndryshojë, raporton EO.
“Marrëveshjet që bëhen, janë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshja e udhërrëfyesit është implementuar dhe nuk do të ndryshohet. Ne nuk do të bëjmë marrëveshje tjera”, tha Kurti.