Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, fjalimin e tij kundër Speciales e ka nisur nga Kushtetuta, kur ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pas Kushtetutë të drejtë e të mirë, por edhe ndryshimet që i janë bërë atëherë dhe tash janë të tmerrshme.
Para themelimit të një Gjykate që merret me të ardhmen, Kurti ka thënë se është mirë që të flitet për atë që bëri e nuk bëri EULEX-i, e jo atë që duhet ta bëjmë.
“Le të diskutojmë për atë që patëm, para asaj që mendojmë se ta kem”.
Kurti ka thënë se nuk i afrohemi Bashkimit Evropian nëse e themelojmë Gjykatën Speciale, sepse edhe ashtu jemi larg.
“Gjithë ata që e kanë kapur shtetin janë për Gjykatë Speciale”, ka thënë Kurti.
Në krejt këtë muhabet ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për partneritet me ndërkombëtarët, por bëhet fjalë për servilitet me ndërkombëtarët. E këtë, sipas tij, Thaçi e Mustafa po e bëjnë për interesa personale e jo për çështje të shtetit.
“Unë e di se shumë njerëz janë lodhur nga këta pushtetarë të krimit, e thonë se ndoshta Gjykata Speciale po na i merr e po na pastron. Edhe unë pajtohem me ju se shumë persona e kanë vendin në burg. Biles edhe deputetë. Por në burgun tonë e jo në burgje të iniciuara nga të tjerët. Duhet të ua japim meritën e luftës, dhe ndëshkimin për atë që e kanë bërë pasluftës”, ka thënë Kurti./koha.net/