Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ai shprehu se Asociacioni mund të krijohet në përputhje me planin e Ahtisarit dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke respektuar letrën e Federica Mogherinit që ia kishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ish-kryeminstrin, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas kryeministrit Kurti, Asociacioni mund të themelohet “sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes”.
Më tutje, ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit e ka specifikuar se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen plotësisht.
“Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015”, ka thënë kryeministri Kurti.