Kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa, raporton Ekonomia Online. Madje ai tha se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete.
Kur u pyet nga gazetarët mos i ka rënë pishman që është kryeministër a mos ka dëshirë që të ketë kryeprokuror, kjo referuar deklaratave për mos punë në sistemin e drejtësisë.
Kurti u përgjigj se nuk është penduar dhe madje për këtë është i bindur se e ka përkrahjen e kolegëve e të qytetarëve.
“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”.
“Unë nuk jam penduar që jam kryeministër besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveri e pa dyshim edhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë ndryshuar legjislativi dhe ka ndryshuar ekzekutivi ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”.
“Ajo që është e dosmosdoshme është një sistem i drejtësisë, një prokurori aktive një gjyqësor efikas, që të gjithë këta të jenë të mençur të ditur me një integritet profesional dhe personal e patriot në mënyrë që të sjellin edhe drejtësi për qytetarët. E kur them drejtësi mendoj edhe për viktimat e luftës për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit e krimit të organizuar në periudhën e paqes”.