Kurti thotë se me Sarraznin folën për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve

E publikuar: 11/04/2024 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti bëri të ditur se me Sarrazinin folën për Procesin e Berlinit, ku tha se nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të kaluara.

“Teksa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, nënvizova rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunimin dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë atë për lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.”  – shkroi Kurti.

Gjatë ditës, Sarrazin është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.