Kurti thotë se duhen mbi 84 vota për presidentin: 80-81 nuk mjaftojnë

E publikuar: 06/04/2026 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti është dekalruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Edhe Kurti e konfirmoi që s’ka lëvizje të reja, por u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim.

Ai tha se vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetë do t’i bënte komodë për zgjedhjen e presidentit.

“Me takime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike. Nuk mund të them se e kemi sot, por atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura. Uroj që të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit.”

“Propozimet duhet të sjellin rezultat konkret që të mund të flasim për arritje. Përderisa nuk është ky rasti, nuk mund të flasim për mendime të shprehura në takim, të cilat nuk kanë sjellë as dështim e as sukses. Në këtë fazë do t’ju njoftojmë për takimet që bëjmë, por jo për emra që nuk kanë rezultuar me marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së”, deklaroi Kurti.

“Vazhdoj ta kem të njëjtin qëndrim, nëse kemi një emër të përveçëm dhe po synojmë që të jenë vetëm 80 apo 81 veta në sallë, ky do të ishte një rrezik tepër i madh. Vetëm një shumicë prej 84 ose 85 do të na bënte komodë për emra të perveçëm për 80 deputetë që qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit”.

“Numri 80-81 nuk është caku unë për të ecur përpara. 80-81 duhet të jetë rezultati i mbramë për rezultatin më të keq. Duhet të synojmë deri në ditën e fundit që t’i kemi jo 81, por 84-85”.