Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

E publikuar: 04/06/2023 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti_

Albin Kurti_

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pasojë e dhunës nga grupet fashiste të cilat janë pjesë e listës së pagave të Serbisë.

Veç kësaj sipas Kurtit, të njëjtit, janë po ashtu edhe pjesë e listës së pagave edhe të kompanive private të personave të cilët janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, transmeton klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur në një kumtesë nga qeveria, në të cilën njoftohej për diskutimin që pati në një telefonatë, kryeministri Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

”Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar”.

Madje Kurti gjatë diskutimit, ka dhënë në detaje hapat që do shënonin deeskalimin e situatës, duke përmendur edhe arrestimin e të dyshuarve që shkaktuan dhunën, transmeton klankosova.tv.

”Ai [Albin Kurti] shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja”.