Kurti: Taksa do hiqet shumë shpejtë, qeveria ime nuk bën gabime

E publikuar: 26/02/2020 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se kjo do të bëhet porsa të elaborohet nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërkaq ka shtuar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, shkruan lajmi.net.

Madje, siç ka thnënë Kurti, mediat s’duhet të nguten në këtë drejtim sepse qeveria e tij siç thotë ai nuk bën gabime.

“Tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet. Mos u ngutni sepse duhet fillimisht do ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa ta kemi këtë se e ka marrë Ministria e Zhvillimi Ekonomik, e më pastaj do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt dhe mirë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kurti para mediave ka bërë të ditur se projekt-buxheti për vitin 2020 pritet që mars të shkojë në Kuvend.