Kurti takon në Davos ministrin e tregtisë së Kanadasë, tregon për çka u pajtuan

E publikuar: 19/01/2026 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Atje ai ka zhvilluar një takim me Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu.

Përmes një postimi në platoformën X, Kurti bëri të ditur se në këtë takim u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në industrinë e minierave.

Kurti shkroi se Kanadaja mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit.