Kurti takon ministrin Vitia, flasin për procesin e vaksinimit

E publikuar: 26/05/2021 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia me të cilin ka biseduar për ecurinë e vaksinimit kundërCOVID-19.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë takimit, Kurti u njoftua edhe mbi gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.
Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafit mbështetës në përballjen me coronavirus.