Kurti takon Hovenierin dhe zyrtaren e DASh-it

E publikuar: 15/12/2023 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në DASh, Collen Hyland.

Kurti me Hovenierin e Hylandin folën për procesin e konvertimit të targave nga ato ilegale në legale, RKS, ku i informoi se deri më tani mbi 4 mijë e 200 serbë të Kosovës i kanë konvertuar targat.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit. Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.”