Kurti takon ambasadorin e Suedisë, flasin për anëtarësimin në NATO

E publikuar: 16/07/2024 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Kurti e uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë kryeministri ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.