Kurti takoi profesoreshën Vjollca Konjufca, i shprehu mirënjohje për angazhimin e saj në sektorin e shëndetësisë

E publikuar: 27/05/2024 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Programin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Southern Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të profesoreshës Konjufca, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e saj për ta ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Profesoresha Konjufca e falënderoi Kryeministrin për takimin dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim profesional e shkencor.

Në takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në shëndetësi me theks në punën hulumtuese-shkencore. U vlerësua potenciali për rritje të shkëmbimeve të dijes, përvojës dhe kulturës së punës me profesionistët nga mërgata.

U theksua se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, Qeveria ka rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Po ashtu buxheti për shëndetësi është ngritur për mbi 100 milionë euro, ndërsa janë ndarë 60 milionë euro për listën e re të barnave esenciale dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna për sëmundje të rralla

Duke biseduar për imunizim, u theksua pesëfishimi i buxhetit për vaksina për parandalim dhe sigurimi i vaksinave të reja të rëndësishme, siç është ajo e HPV, që parandalon kancerin e qafës së mitrës. Profesoresha Konjufca theksoi se si kjo vaksinë ka ndikuar dukshëm në rënien e incidencës së kancerit në ShBA.

Kryeministri uroi diskutime të frytshme shkencore në ligjëratën që do të mbahet nesër në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku profesoresha Konjufca bëri të ditur se mes tjerash do të informojë edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Southern Illinois në ShBA.

Në këtë takim të përbashkët ishte i pranishëm edhe ekonomisti dhe filantropi ferizajas, Afrim Konjufca.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020