Kurti takoi futbollistin Albion Rrahmani: I urova suksese në fanellën e Kosovës

E publikuar: 17/03/2024 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Albion Kurti, e ka pritur në takim futbollistin Albion Rrahmani.

Kurti tha se Rrahmani u bë sulmues i preferuar i Superligës rumune.

“Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurtë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit.” – tha Kurti.

I pari i qeverisë i dëshiroj futbollistit, shumë suksese tutje, në veçanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës.

Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet që do t’i luajë në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë.