Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për të cilin ka thënë se është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit kosovar, ka theksuar se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë në të gjitha etapat që ka kaluar vendi.
“I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është gjithnjë I mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin 1999”, tha Kurti.
Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se festa është e të dyja shteteve, derisa suksesi i Kosovës është edhe i vendit që ai udhëheq.
“Faleminderit Kosovës për mikpritjen. Sot është dita e rilindjes se Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun me sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën gjithë çka ka bërë deri me tani dhe çdo të bëj në të ardhmen për te ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, tha Begaj.
Presidenti shqiptar po qëndron në Kosovë për nderë të 12 qershorit, ditës së çlirimit.