Kurti takim me kryeministrin slloven, e falënderon për gjithë ndihmën ndaj Kosovës

E publikuar: 28/08/2023 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Forumit të Bledit është takuar me Robert Golob, kryeministrin slloven – shteti i tij ishte nikoqir i këtij forumi.

Kurti ka falënderuar Slloveninë për të gjithë ndihmën e ofruar ndaj Kosovës.

Ai përmendi ndihmën e kohës së luftës, e deri te investimet sllovene në ekonominë kosovare.

”Sllovenia strehoi disidentët tanë të parë, ndihmoi luftën tonë çlirimtare dhe është pesë investitori kryesor në ekonominë tonë. Faleminderit për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Kosovën ndër vite“, ka shkruar Kurti ndër tjerash.

Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh në Slloveni. Ky Forum ka pasur karakter integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.